Ndërlidhjet

Injorojnë Timoshenkon


Një protestuese mban foton e ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko gjatë protestave të mëparshme kundër gjykimit të saj
Një protestuese mban foton e ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko gjatë protestave të mëparshme kundër gjykimit të saj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë e regjistroi tiketën e partisë së opozitës së unifikuar “Batkivshchyna” pa lideren e partisë, Julia Timoshenko dhe ish-ministrin e brendshëm, Juri Lutsenko.

Ministri i drejtësisë në Ukrainë, Oleksandër Lavrinoviq, tha se njerëzit që janë duke vuajtur dënimin me burg nuk janë kandidatë të pranueshëm për parlamentin e vendit.

Timoshenko ishte dënuar, kohë më parë, me shtatë vite burg meqë u shpall e fajshme për keqpërdorim të detyrës zyrtare në nënshkrimin e një kontrate për gaz me Rusinë në vitin 2009.

Lutsenko, ndërkaq, ishte dënuar nën akuza të tjera me katër vite burg.
XS
SM
MD
LG