Ndërlidhjet

Planifikohet zonë e ndalim fluturimit mbi Sirinë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davotglu

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davotglu

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë duke e shqyrtuar vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit dhe masa të tjera për t’i ndihmuar forcat kryengritëse në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, duke folur të shtunën pas takimit me ministrin e Jashtëm turk Ahmet Davutoglu në Stamboll, tha se Ankaraja dhe Uashingtoni duan të zgjerojnë planifikimin operacional për të ndihmuar kryengritësit që luftojnë për ta rrëzuar presidentin sirian Bashar al-Asad.

“Ajo për të cilën ministri dhe unë ramë dakord ishte një planifikim intensiv operacional. Ne edhe deri më tash kemi pasur një koordinim të ngushtë mbi këtë konflikt, por tani kemi nevojë për t’u marrë me detajet reale të planifikimit operativ të tillë që duhet të shkojë nëpërmjet të dy qeverive tona”, tha Klinton.

Ajo theksoi se të dy vendet ndajnë të njëjtin qëllim strategjik – “përshpejtimin e fundit të dhunës” dhe fundin e regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG