Ndërlidhjet

Rexhepi: Ban Ki-mun është dezinformuar


Ministri i Brendshëm i Kosovë, Bajram Rexhepi
Ministri i Brendshëm i Kosovë, Bajram Rexhepi
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun është “dezinformuar” për gjendjen në Kosovë.

“Raportin e kanë hartuar strukturat e UNMIK-ut në Kosovë. Asgjë më e mirë as që është pritur, sepse ata janë pak të hidhëruar për zvogëlimin e fondeve për zyrën e tyre. Unë nuk mund ta kritikoj Ban Ki-munin, sepse ai e ka lexuar atë raport, që ka ardhur nga UNMIK-u, e cili është përplot dezinformata”, i ka thënë ministri Rexhepi, agjencisë serbe të lajmeve, Beta.

Mediat serbe kanë raportuar se në raportin e radhës për gjendjen në Kosovë, "Ban Ki-mun e ka kritikuar ashpër punën e Policisë së Kosovës në tre muajt e kaluar, duke vënë në pah incidentet që kanë ndodhur gjatë festës serbe të Vidovdanit të mbajtur në Kosovë".
XS
SM
MD
LG