Ndërlidhjet

Polemika mbi ndërrimet në SHISH


Tirana, Albania's capital
Tirana, Albania's capital
Qeveria e Shqipërisë ka reaguar ndaj polemikave dhe akuzave që nxiti shkarkimi i drejtorit të shërbimeve sekrete Bahri Shaqiri dhe emërimi në këtë post i Visho Likës.

Zëdhënësja e Qeverisë së Shqipërisë, njëherësh ministre e Integrimeve, Majlinda Bregu tha se “largimi i Bahri Shaqirit nga posti i Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe emërimi në këtë detyrë i zotit Visho Ajazi u bë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit".

Ajo duke iu drejtuar kreut të opozitës socialiste, Edi Ramës, tha se “në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike".

Ndërkaq, duke reaguar në rrjetin social, Twitter, Rama ka thënë se “kreu i shtetit dhe i SHISH-it janë shërbëtorë të Berishës, e thonë faktet”.
XS
SM
MD
LG