Rusia ka kritikuar ashpër sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke thënë se ato mund të dëmtojnë marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin, nëse preken edhe kompanitë ruse.
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë të shtunën masa për të ndëshkuar bankat, kompanitë e sigurimeve dhe transportuesit që ndihmojnë Iranin të shesë naftën e tij.
Kohë më parë, SHBA ka vendosur sanksione ndaj industrisë iraniane të naftës, për shkak të programit bërthamor të Iranit.
Ministria e Jashtme ruse, në deklaratën e së hënës, ka thënë se masat e reja janë “shantazh i dukshëm” dhe “kontradiktore me ligjin ndërkombëtar”.
Ajo po ashtu ka thënë se “presioni i vazhdueshëm mbi Teheranin” minon unitetin në mes të gjashtë vendeve që bëjnë përpjekje të zgjidhin programin e kontestueshëm bërthamor të Iranit – Rusisë, SHBA-së, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë – si dhe dëmton shanset për sukses.