Ndërlidhjet

Suedia u kërkon kujdes banorëve të saj në Minsk


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ambasada suedeze në Minsk u kërkoi më shumë kujdes banorëve suedezë në Bjellorusi pas marrjes së një varg kërcënimesh unanime ndaj qytetarëve të saj në këtë vend.

Ambasada theksoi në faqën e saj të interentit se “ka arsye që suedezët të jenë veçanërisht të kujdesshëm në udhëtimet e tyre brenda dhe jashtë vendit”.

Marrëdhëniet ndërmjet Suedisë dhe Bjellorusisë u tensionuan pas një aksioni në mbështetje të të drejtave të njeriut, të cilin e ndërmorri një kompani suedeze në muajin korrik.

Veprimi i kompanisë-hedhja nga ajri e qindra lodrave arinjë me mesazhe në mbështetje të të drejtave të njeriut, çoi kohë më parë në dëbimin e diplomatëve suedez nga Minsku.
XS
SM
MD
LG