Ndërlidhjet

Dhunë në Meksisë, disa të vrarë


Foto arkivi
Foto arkivi
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi persona të armatosur kanë hapur zjarr në një bar në qytetin verior të Meksikës, Monteri.

Ky i fundit është po ashtu vend i dhunës në rritje ndërmjet kartelave meksikane të drogës.

Autoritetet janë duke hetuar motivet e sulmit. Në qytetin Rejonsa, pranë kufirit me qytetin Mekallen të Teksasit, ushtria meksikane ka raportuar për përleshje, të cilat kanë lënë të vrarë katër persona të armatosur.

Betejat në mes të bandave rivale dhe forcave të sigurisë kanë shkaktuar vrasjen e mbi 30 mijë personave që kur Qeveria meksikane ka nisur luftën e kartelave të drogës në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG