Ndërlidhjet

Ven flet për ekonominë kineze


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Kryeministri i Kinës tha se shteti duhet të jetë në gjendje t’i realizojë synimet ekonomike këtë vit, pavarësisht ngadalësimit të rrijes ekonomike në muajin korrik.

Kreu i ekzekutivit kinez, Ven Xhibao, tha se po zhvillohet veprimtaria industriale dhe se punësimi është i qëndrueshëm.

Megjithatë, ai tha se ekonomia është ende e paqëndrueshme dhe se “kohët e vështira për ekonominë mund të vazhdojnë edhe pak”.

Partia Komuniste, që po qeveris me vendin, ia ka caktuar vetës si cak rritjen ekonomike prej 7.5 për qindësh gjatë këtij viti.

Analistët e sektorit privat presin një rritje ekonomike prej tetë për qindësh.
XS
SM
MD
LG