Ndërlidhjet

ÇOHU! kritikon mënyrën e privatizimit të PTK-së


Gazetat ditore në Kosovë
Gazetat ditore në Kosovë
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet ÇOHU! shprehu shqetësimin se “përfshirja e Albright Capital Management rrezikon që privatizimi i PTK-së të jetë një garë me konflikte të interesit dhe me motive jo-racionale biznesore që ka për të cenuar seriozisht barazinë në garë”.

Në një njoftim për media organizata tërhoqi një paralele në mes të ngjarjeve aktuale që po e karakterizojnë procesin e privatizimit të 75 për qind të Postë-Telekomit të Kosovës me procesin për licensimin e telefonisë së dytë mobile në Kosovë-IPKO.

“Albright Group me IPKO është bërë titullare e licencës së dytë të telefonisë mobile më 2007 nëpërmjet një tenderi skajshmërisht të manipuluar, i cili nuk ka lënë ligj pa e thyer. Vetëm të rikujtojmë se atëbotë është faktografuar se kërkesat bazike ligjore në këtë tender nuk janë përmbushur”, thekson ÇOHU! duke i përmendur disa parregullsi që thuhet se patën ndodhur gjatë licensimit të kësaj kompanie.

Organizata hodhi kritika të ashpra edhe në adresë të mediave kosovare duke i cilësuar “të njëanshme” raportimet e tyre për këtë çështje.

“Favorizimi nga media kosovare për këtë grup dhe injorimi i faktit se është pjesë e operatorit të dytë mobil përkatësisht operatorit IPKO, jo vetëm që paragjykon garën, por krijon një ambient për vendosjen e një monopoli në fushën e telekomunikacionit”, theksoi organizata.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG