Ndërlidhjet

Zjarret në Ballkan marrin pesë jetë


Podgoricë
Podgoricë
Zjarret që janë shkaktuar për shkak të temperaturave të larta tropikale, të cilat kanë arritur në mbi 42 gradë Celsius në Ballkanin Perëndimor, kanë shkaktuar vdekjen e pesë njerëzve dhe dëme të mëdha materiale.

Katër persona kanë vdekur në Maqedoni, derisa në Kroaci ka vdekur një zjarrfikës.

Vlerësohet se dëmet materiale kapin shifrën prej qindra miliona eurosh.

Në ditët e fundit, situata më dramatike ka qenë në Bosnje dhe Hercegovinë, derisa zjarri i madh tani është nën kontroll.
XS
SM
MD
LG