Ndërlidhjet

Gjermania i jep fund misionit paqeruajtës në Bosnje


Flamuri gjerman

Flamuri gjerman

Gjermania në muajin e ardhshëm do ta përfundojë misionin e saj më të gjatë paqeruajtës deri më tash, 17 vjeçar, të vendosur në Bosnje, citon agjencia e lajmeve DPA zyrtarët gjermanë.

Bundesveri do ta palosë flamurin e tij në Sarajevë më 27 shtator dhe disa ditë më vonë dy ushtarët e fundit që shërbejnë në EUFOR do të kthehen në shtëpi, njofton agjencia gjermane e lajmeve.

Ministri i Jashtëm Guido Vestervelle dhe ministri i mbrojtjes Tomas de Maiziere tha në muajin korrik se mandati i Bundesverit në Bosnjë nuk do të zgjatet më.

Misionet ndërkombëtare në Bosnjë, së pari IFOR, e pastaj SFOR, janë vendosur atje që nga dhjetori i vitit 1995 në përpjekje për të çimentuar marrëveshjen e brishtë të paqes, e cila i dha fund luftës në Bosnje pas më shumë se tre vjetësh.
XS
SM
MD
LG