Ndërlidhjet

Merret vendimi për “Pussy Riot”


Një grafiti në mbështetje të "Pussy Riot" në Moskë
Një grafiti në mbështetje të "Pussy Riot" në Moskë
Një gjykatë në Moskë do të marrë sot vendimin në rastin e ashtuquajtur “Pussy Riot”.

Tri anëtaret e rock-bendit janë akuzuar për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare pasi performuan në muajin shkurt një, siç e quajnë ato, “falje punk” në një kishë në Moskë.

Vajzat e “Pussy Riot” mohojnë të kenë pasur për qëllim fyerjen e besimtarëve duke thënë se protesta e 21 shkurtit ishte pjese e një lëvizjeje të gjerë kundër kthimit në Kremlin të presidentit, Vlladimir Putin.

Rasti ka shkkatuar një valë reagimesh ndërkombëtare e, në të njejtën kohë, vuri në pah mbështetjen që gëzon rock-bendi rus.

Mikail Fedotoz nga zyra për të drejtat të njeriut e presidentit Putin e cilësoi gjykimin “një turp”.

Gjykatësi i rastit thuhet se është nën mbrojtje pas marrjes së një varg telefonatash kërcënuese.
XS
SM
MD
LG