Ndërlidhjet

Barak Obama uron Atifete Jahjagën për Bajram


Barak Obama
Barak Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka dërguar një telegram urimi presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Në telegram shkruan se “Ramazani është periudha që familjet dhe bashkësitë përjetojnë kënaqësinë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë”.

Pastaj zoti Obama ka theksuar se “në emër të popullit amerikan, po ju përcjell dëshirat e mia më të mira, në kohën kur ju dhe populli i juaj feston Fitër Bajramin” dhe ka shfaqur shpresën se “muaji i shenjtë i Ramazanit do t'u sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin”.

Telegrami dërguar presidentes Jahjaga, përfundon me urimin që ajo dhe populli në Kosovë “të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm”.(f.b.)
XS
SM
MD
LG