Ndërlidhjet

Ligjvënësi amerikan i kërkon ndjesë Izraelit


Ilustrim
Ilustrim
Një ligjvënës republikan amerikan ka kërkuar ndjesë për shkak se ka notuar lakuriq në Detin e Galilesë gjatë një ahengu në Izrael në vitin e kaluar.

Përfaqësuesi Kevin Joder, nga shteti i Kansasit, tha se i vjen keq që është hedhur në ujë “pa rroba banje”.

Ligjvënësit tjerë amerikanë që kishin notuar të veshur, thanë se kanë bërë këtë për shkak të rëndësisë fetare që ka Deti Galile, ku Jezusi thuhet se ka ecur mbi ujë.

Incidenti, që së pari u raportua të dielën nga portali informativ “Politico”, është hetuar edhe nga FBI.

Udhëheqësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve raportohet të kenë qortuar 30 ligjvënësit që morën pjesë në udhëtimin e gushtit të vitit 2011, i cili ishte financuar nga grupi lobist pro-izraelit, Fondacioni Amerikan-Izraelit për Arsimim.
XS
SM
MD
LG