Ndërlidhjet

Nis gjykimi për tragjedinë në Lonmin


Pamje nga ndërhyrja policore e së enjtës në Lonmin
Pamje nga ndërhyrja policore e së enjtës në Lonmin
Të 259 personat e arrestuar pas përleshjeve ndërmjet minatorëve dhe forcave policore në një minë platini në Afrikën Jugore i dëgjuan akuzat kundër tyre që variojnë nga vrasja e deri te dhuna publike.

Në seancën e parë gjyqësore që kur ndodhi tragjedia, të gjithë personat- me përjashtim të njërit që ishte hospitalizuar, u sollën në grupe në gjykatën në Pretoria të Ga-Rankuvas.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 27 gusht.

Të enjtën, policia kishte hapur zjarrin ndaj qindra punëtorëve të minës në Lonmin Marikana që po protestonin lidhur me kushtet e punës duke i lënë të vrarë 34 e të plagosur 78 protestues.
XS
SM
MD
LG