Ndërlidhjet

Siria: Armët kimike, justifkim për ndërhyrje


Zëvendëskryeministri i Sirisë, Kadri Xhamil, Moskë, 21 gusht, 2012
Zëvendëskryeministri i Sirisë, Kadri Xhamil, Moskë, 21 gusht, 2012
Zëvendëskryeministri sirian Kadri Xhamil ka thënë se deklaratat për përdorimin e armëve kimike në Siri janë një justifikim për ndërhyrje direkte të Perëndimit.

Ai i bëri këto komente, pas deklaratës së presidenti Barak Obama i cili tha se përdorimi apo lëvizja e armëve kimike nga regjimi i Asadit, paraqet “linjën e kuqe”.

Xhamil që ka vizituar Moskën, ka krahasuar këmbënguljen për armët kimike me qëndrimin mbi armët e shkatërrimit në masë në Irak, që sipas tij nuk u gjenden edhe pas ndërhyjes.

“Intervenimi direkt ushtarak në Siri është i pamunudr, sepse kushdo që e mendon shkon dejt një konfrontimi jashtë kufijve të Sirisë”, ka thënë Xhamil.

Për herë të parë ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së presidentit sirian Bashar al Asad, rrëzimin e të cilit po e kërkojnë kryengritësit opozitarë që nga marsi i vitit të kaluar.

“Dorëheqja (e presidentit Bashar al Asad) si kusht para nisjes së dialogut, nënkupton se do të jetë e pamundur që të niset dialogu. Çdo çështje mund të diskutohhet gjatë dialogut. Ne jemi të gatshëm që ta diskutojmë edhe atë (dorëheqjen). Por, dorëheqje para gjetjes së mekanizmave që janë të pranueshëm për popullin sirian--- a është kjo demokraci e vërtetë”?, ka shtruar pyetjen Xhamil.

Në anën tjetër, Rusia mbrojti qeverinë e Sirisë kunder kërcënimit të ndërhyrjes së huaj.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit me zëvendëskryeministrin sirian, Kadri Xhamil, tha se e vetmja gjë që duhet të bëjnë faktorët e huaj në Siri është krijimi i kushteve për dialog mes regjimit të presidentit Bashar al-Asad dhe luftëtarëve të opozitës.
XS
SM
MD
LG