Ndërlidhjet

Putini shkarkon disa zyrtarë të lartë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Brendshme.

Në mesin e të shkarkuarve janë zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Siguri të Brendshme dhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Siguri Ekonomike.

Putini po ashtu ka nënshkruar dekretin për largimin e kreut të Agjencisë Federale për Kontrollin e Drogës në Osetinë Veriore.

Dokumenti është postuar të mërkurën në ueb-faqen e Kremlinit.
XS
SM
MD
LG