Ndërlidhjet

Opozitarit bjellorus s’i lejohet të garojë në zgjedhje


Aleksander Milinkeviç

Aleksander Milinkeviç

Zyrtarët zgjedhorë në Bjellorusi kanë refuzuar të regjistrojnë një udhëheqës të opozitës si kandidat për zgjedhjet parlamentare të 23 shtatorit.

Komisioni Zgjedhor ka thënë se Aleksander Milinkeviçit i është mohuar regjistrimi, pasi “shumë nga nënshkrimet e mbledhura prej mbështetësve të tij, kanë qenë të pavlefshme”.

Zyrtarët zgjedhorë po ashtu kanë thënë se Milinkeviç – lider i Lëvizjes për Liri – nuk ka dhënë informacione të sakta për të ardhurat e tij apo pasurinë që posedon.

Milinkeviç ka thënë se vendimi është i motivuar politikisht dhe se ai do ta apelojë atë.
XS
SM
MD
LG