Ndërlidhjet

Raporti: U shty vizita e Vulinit në pjesën veriore të Kosovës


Irina Gudeleviq

Irina Gudeleviq

Zëdhënësja e EULEX-it në Kosovë, Irina Gudeleviq, ka thënë se ky mision nuk vendos lidhur me vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.

Këto komente u bënë pasi ishte raportuar se është shtyrë vizita e shefit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, në pjesën veriore të Kosovës.

Në këtë kuadër, politikani serb nga veriu, Millan Ivanoviq, e ka akuzuar sot misionin EULEX se nuk po sillet në mënyrë neutrale ndaj statusit të Kosovës dhe se e ka shkelur rezolutën 1244 duke e penguar vizitën e zotit Vulin.

Por, Irina Gudeleviq, i ka thënë agjencisë Beta se zyrtarët e Serbisë, që duan ta vizitojnë Kosovën, duhet të parashtrojnë kërkesë në Zyrën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Beograd, e pastaj kjo kërkesë i dërgohet Zyrës së përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë.

“Pastaj kërkesa i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, ndërsa përgjigjja nëpërmjet kanalit të njejtë kthehet në Beograd”, tha Irina Gudeleviq dhe shtoi se “misioni nuk është në këtë zinxhir dhe se kjo nuk përfshihet në mandatin e EULEX-it”.

Më herët, ishte raportuar se vizita e Aleksandar Vulinit nbë pjesën veriore të Mitrovicës është shtyrë për shkak të paralajmërimit se pjesëtarët e misionit EULEX nuk do ta lejojnë qëndrimin e tij në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG