Ndërlidhjet

Serbët në veri reagojnë kundër aksionit në Zupç


Ilustrim
Ilustrim
Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës e kanë cilësuar veprimin e sotëm të heqjes së barrikadës në Zupç si “synim për të nxitur incidente”.

Njëri prej tyre, Radenko Nedelkoviq, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Beta, se

“KFOR-i, jo vetëm që ka dalë nga mandate që ka, por nuk dëshiron as të sigurojë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët, por me provokime synon të nxisë serbët që të reagojnë”.

Aksioni i forcave të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX dhe forcave paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it, në Zubin Potok, është nisur sot me qëllimin “për të siguruar qasje të policëve të EULEX-it në stacionin e Policisë së Kosovës, në mënyrë që ata të kryejnë detyrat e tyre”.

Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, ka deklaruar më herët se operacioni është duke u zhvilluar afër fshatit Zupç, rrugës për Zubin Potok.
XS
SM
MD
LG