Ndërlidhjet

logo-print

Merkel e do Greqinë në eurozonë


Kancelarja Angela Merkel me kryeministrin grek, Antonis Samaris

Kancelarja Angela Merkel me kryeministrin grek, Antonis Samaris

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se dëshiron që Greqia e kapluar nga borxhet, të mbetet në eurozonë dhe tha se beson se qeveria e atij shteti është duke bërë gjtihçka është e mundur që të zgjidhë problemet.

“Dëshiroj që Greqia të mbetet pjesë e eurozonës”, ka thënë Merkel, derisa e ka pritur kryeministrin grek Antonis Samaras për bisedime në Berlin.

Me heret, Samaras ka thënë se i dëshiron katër vjet, e jo siç kishte premtuar më parë Athina dy vjet, për implementimin e zvogëlimeve të shpenzimit për të pasur qasje të vazhdueshme në paketën e ndihmës prej 240 miliardë eurosh.

Athinës i duhet kredia për ta parandaluar falimentimin dhe mundësinë e daljes së detyruar nga eurozona.
XS
SM
MD
LG