Ndërlidhjet

Imuniteti, kërkesa për referendum, në shtator


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha njoftoi se Partia Demokratike do të depozitojë brenda muajit shtator kërkesën zyrtare për referendum për çështjen e imuniteteve.

Kreu i Partisë Demokratike, tha në një konferencë për media se kërkesa bazohet në nenin 155 të Kushtetutës dhe anashkaloi komentet per vendimin e Gjykates Kushtetuese, sipas të cilit, kërkohet votimi në Kuvend për këtë çështje, bëjnë të ditir mediat shqiptare.

“Mazhoranca vendosi t'u drejtohet qytetarëve shqiptarë për referendum popullor. Ky vendim u diktua nga vendosmëria jonë për të rrëzuar murin e imunitetit, pengesë kjo e padiskutueshme për institucionin e akuzës dhe hetimit ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve imunitarë. Deputetët e mazhorancës do të jenë ata që do të dorëzojnë kërkesën për referendum popullor për heqjen e imunitetit brenda dy javëve të para të muajit shtator", tha Berisha.
XS
SM
MD
LG