Ndërlidhjet

Brahimi takoi Banin


Lakdar Brahimi
Lakdar Brahimi
I dërguari i ri i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi, ka takuar në Nju Jork sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Vizita e diplomatit algjerian ka qenë paraqitja e parë publike e tij prejse ka pranuar detyrën për të negociuar fundin e luftës civile në Siri.

Brahimi ka thënë se “udhëzuesi i parë” i misionit të tij do të jetë populli sirian.

Ai ka thënë se paraardhësi i tij, Kofi Anan, ka dështuar në këtë mision, sepse “komuniteti ndërkombëtar nuk ka qenë mbështetës sa do të duhej të ishte”.
XS
SM
MD
LG