Ndërlidhjet

Japoni: Protestë ndaj Kinës për shkak të sulmit në Pekin


Pamje nga ishujt Senkaku me pronësi të kontestuar ndërmjet Japonisë e Kinës
Pamje nga ishujt Senkaku me pronësi të kontestuar ndërmjet Japonisë e Kinës
Zyrtarët e Japonisë kanë thënë se një person e ka grisur flamurin e Japonisë në veturën e ambasadorit japonez në Kinë.

Një zyrtar i Ministrisë së jashtme të Japonisë tha sot se Ambasadori Uichiro Niva, nuk ishte lënduar gjatë këtij sulmi.

Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, raporton se qeveria në Tokio e ka bërë “një protestë të fuqishme në Ministrinë e jashtme kineze” lidhur me këtë incident.

Tensionet ndërmjet Tokios dhe Pekinit kanë shpërthyer më herët këtë muaj, kur pesë aktivistë prokinezë kanë shkuar në disa ishujt të pabanuar, që kontrollohen nga Japonia. Ata janë arrestuar nga policia e Japonisë dhe më vonë janë dëbuar, së bashku me nëntë persona të tjerë, që i shoqëronin aktivistët.

Japonia dhe Kina kanë mospajtime lidhur me pronësinë e ishujve Senkaku, ku ishin vendosur aktivistët kinezë.
XS
SM
MD
LG