Ndërlidhjet

OKB ngrit task forcë për Iranin


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia për Energji Bërthamore e Kombeve të Bashkuara ka ngritur një task forcë speciale në Iran për të hetuar pretendimet se Republika Islamike ka punuar, ose është duke punuar fshehtas në zhvillimin e armëve bërthamore.

Njoftimi bazohet në një dokument të brendshëm të Agjencisë, të bërë publik të mërkurën.

Sipas dokumentit, task forca e përbërë nga ekspertë të armëve bërthamore, analistë të inteligjencës dhe specialistë të tjerë ka nisur punën më 10 gusht.

Dokumenti thotë se njësia do të përqendrohet në zbatimin e marrëveshjes së Agjencisë me Iranin, e cila përfshin monitorimin e lokacioneve të tij bërthamore, si dhe “dispozitat përkatëse” të rezolutave të miratuara nga bordi 35 anëtarësh i Agjencisë dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Agjencia e OKB-së ka shprehur dyshimet se programi bërthamor i Iranit ka arritur dimensionet ushtarake.

Teherani thotë se aktiviteti i tij atomik ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG