Ndërlidhjet

Pentagoni shqyrton masa kundër librit për Bin Ladenin


Libri "Ditë jo e lehtë

Libri "Ditë jo e lehtë

Pentagoni konsideron të ndërmarrë veprime ligjore kundër një ish-marinsi amerikan, i cili ka botuar detajet e sulmit për vrasjen e Osama bin Ladenit.

Përfaqësuesi ligjor i Pentagonit ka thënë se autori i librit “Ditë jo e lehtë” ka shkelur marrëveshjet për mosnxjerrjen në pah të sekreteve ushtarake.

Libri nuk është verifikuar nga agjencitë qeveritare për të siguruar se nuk ka sekrete.

Ai pritet të dalë në shitje javën e ardhshme, edhe pse kopje të tij tashmë janë zbuluar.

I shkruar nën pseudonimin e Mark Ouen, libri thuhet se ndryshon nga shpjegimet që ka dhënë administrata e Obamës.

Kryeterroristi i Al Kaidës, Osama bin Laden, është vrarë nga forcat amerikane në maj të vitit 2011, në Abotabad të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG