Ndërlidhjet

Mlladiq largohet nga gjykatorja


Ratko Mlladiq

Ratko Mlladiq

Gjykatësit e Tribunalit të Hagës kanë larguar nga salla e gjyqit të akuzuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq, pasi gjatë dëshmisë së dëshmitarit Adil Mediq, ka paraqitur letra të shkruara me shkonja të mëdha, të cilat më pas ua ka dhënë avokatëve të tij.

Në njërën prej fletëve, të dukshme mjaft nga publiku, ka shkruar: “1943-1991-1992?”.

“Për të rivendosur rendin, dhoma gjyqësore ka vendosur që të largojë Mlladiqin nga gjykatorja”, ka thënë gjykatësi Alfons Ori, duke bërë të ditur se pas largimit të tij, procesi ka vazhduar.

Mlladiq akuzohet për gjenocid dhe krime të tjera të luftës, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës, në të cilën janë vrarë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Ai është arrestuar në Serbi në maj të 2011-ës, pas 16 vjetësh në arrati.
XS
SM
MD
LG