Ndërlidhjet

Thaçi në Slloveni


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, udhëton sot për një vizitë zyrtare në Slloveni, ka njoftuar kabineti i tij.

"Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Slloveni do të zhvillojë takime me udhëheqjen e shtetit slloven, në të cilat do të bisedojë për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve', thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, kryeministri Hashim Thaçi, thuhet se do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku do të zhvillojë takime me pjesëmarrës të forumit nga vendet e rajonit.

Ky forum synon që të nxisë nivelin e lartë të dialogut në mes të liderëve nga sektorit privat dhe publik për çështjet e zhvillimeve të ardhshme në Evropë.
XS
SM
MD
LG