Ndërlidhjet

Milicia pro-qeveritare vret 8 civilë afganë


Ilustrim
Ilustrim
Milicët pro-qeveritare në pjesën veriore të Afganistanit kanë vrarë të paktën tetë civilë pasi gabimisht fajësuan fshatarët për një sulm të talebanëve.

Zyrtarët në provincën e Kunduzit thanë se një komandant i milicisë lokale dhe 20 luftëtarë filluan sulmin në fshatin Kunum pasi të shtunën talibanët vranë dy persona, duke përfshirë një luftëtar të milicisë dhe i hodhën trupat e tyre në Kunum.

Zyrtarët thanë se më shumë se 10 civilë mund të janë vrarë dhe tetë të jenë plagosur në sulm, por nuk dhanë detaje nëse gratë apo fëmijët ishin në mesin e viktimave.

Milicitë lokale, ose “arbakis” u formuan nga qeveria qendrore dhe NATO-s për të luftuar talebanët.
XS
SM
MD
LG