Ndërlidhjet

Monti dhe Holland takohen në Romë


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Italisë, Mario Monti, dhe presidenti i Francës, Fransua Holland, do të takohen sot në Romë.

Holland dhe Monti do të shprehin “gatishmërinë e tyre që në mënyrë aktive të përfshihen në zbatimin e masave të ndërmarra, për të ruajtur integritetin e Eurozonës”, raporton AFP duke u thirrur në burime brenda Qeverisë franceze.

Takimi shënon raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet liderëve evropianë për krizën në Eurozonë, në prag të një tjetër takimi për politikat e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Banka Qendrore Evropiane, të enjten, pritet të publikojë shpërndarjen e bonove të reja, për të lehtësuar kostot e huamarrjes për vendet në krizë.

Burimet e AFP-së supozojnë se Monti dhe Holland nuk do të komentojnë publikisht intervenimin e mundshëm të BQE-së.
XS
SM
MD
LG