Ndërlidhjet

Partia separatiste fiton zgjedhjet në Kuebek


Liderja e PQ-se, Paulinë Marua
Liderja e PQ-se, Paulinë Marua
Partia separatiste Partia e Kuebekut (PQ) i ka fituar zgjedhjet parlamentare në provincën frengjist-folëse kanadeze të Kuebekut.

Rezultatate preliminare tregojnë se partia mund të fitojë të paktën 56 ulëse nga parlamenti me 126 vende. Kjo parti mund të formojë një qeveri minoritare pas nëntë vjetësh në opozitë.

Fjalimi i fitores i lideres së partisë, Paulinë Marua është prishur nga një incident gjatë të cilin një person ka qëlluar për vdekje një person.

Nje tjetër është lënduar rëndë.

Raportohet se i dyshuari ka brohoritur “ Anglezet po zgjohen!” në kohën e arrestimit.

Nuk dihet nëse partia fituese do të zhvillojë referendum mbi ndarjen nga pjesa tjetër e Kanadasë.

Qeveritë e mëhershme të drejtuara nga kjo parti kanë zhvilluar referendume në vitin 1980 dhe 1995, port ë dyja kanë rezultuar të pasuksesshme.
XS
SM
MD
LG