Ndërlidhjet

Vrasje e rrallë gjatë tubimit politik në Kanada


Ilustrim
Ilustrim
Në Kanada, policia tha se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi që një person ka hapur zjarr brenda një salle ku kryeministrja e zgjedhur e provincës së Kuebekut po mbante fjalimin e fitores pas zgjedhjeve në vend.

Kryeministrja e ardhshme, Paulinë Marua, është larguar nga skena nga ana e truprojave të saj, dhe nuk është lënduar në incidentin që ndodhi rreth mesnatës të martën në Monreal.

Marua, lidere e partisë separatiste të Kuebekut(PQ) e cila kërkon pavarësi për provicnën kryesisht frengjishtfolëses, më vonë është kthyer ne skenë për ta mbaruar fjalimin.

Policia tha se e ka arrestuar një 50 vjeçar në lidhje me të shtënat.

Autoritetet thanë se i dyshuari ka ndezur një zjarr të vogël prapa ndërtesës para se të arrestohej.

Motivi i dhunës nuk u qartësua menjëherë.

Raportohet se i dyshuari ka brohoritur “ Anglezet po zgjohen!” në kohën e arrestimit.

Dhuna e motivuar politikisht është tepër e rrallë në Kanada, derisa një incident i tillë ka ndodhur në vitin 1970.
XS
SM
MD
LG