Ndërlidhjet

Gëlltit diamantin 14 mijë dollarësh


Ilustrim
Ilustrim
Një kinez është arrestuar për vjedhje në tentativë, pasi ka gëlltitur një diamant me vlerë prej rreth 14 mijë dollarë në një ekspozitë të gurëve të çmuar në Shri Lankë.

Ekspozuesi Suresh Uijekun tha se personi sillej me dyshim në stendën e tij dhe kur i ëshët afruar, ai papritmas ka gëlltitur diamantin që mbante në duar, para se Suresh ta alarmonte policinë.

Zëdhënësi i policisë Ajit Rohana tha se Çou Van, një 32-vjeçar nga Kina, gjendet në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Një incizim ka dëshmuar se diamanti gjendet brenda trupit të Çous.

Policia tha se atij i janë dhënë laksativë. Suresh tha se diamanti peshonte rreth 1.5 karatë.
XS
SM
MD
LG