Ndërlidhjet

HRW: Pakistani ta mbrojë pakicën shiite


Logo e HRW-se
Logo e HRW-se
Organizata Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje autoriteteve pakistaneze që të “veprojnë urgjentisht” për të mbrojtur pakicën shiite myslimane nga sulmet në rritje, që vijnë prej pjesëtarëve të shumicës sunite.

Në një deklaratë të re, grupi me seli në SHBA, tha se të paktën 320 shiitë janë vrarë gjatë sulmeve që kishin në shënjestër po ata, në këtë vit në Pakistan.

Ai tha se nga komuniteti minoritar hazara janë vrarë më shumë se 100 persona në provincën e Baloçistanit jugperëndimor.

HRW tha se autoritetet pakistaneze kanë dështuar që të ndërmarrin veprime kundër grupeve militante sunite siç është “gjoja i ndaluari” Lashkar-e Jhangvi, që, sipas HRW-së ka operuar “gjithandej pa u penguar”.

Ky konsiderohet ndër grupet me ekstreme sunite, i akuzuar për vrasjen e qindra shiitëve që nga paraqitja në fillim të viteve 1990. Ai është ndaluar në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG