Ndërlidhjet

Ish-majorit amerikan i kërkohet të heqë mjekrën


Nidal Hasan
Nidal Hasan
Një gjykatë ushtarake në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar ish-psikiatrin e ushtrisë, i cili akuzohet për vrasje, që të rruhet përpara se të nisë gjykimi – në të kundërtën do ta rruajnë me forcë.

Kolonel Gregori Gors ka thënë se majori Nidal Hasan ka dështuar të provojë arsyet e sinqerta fetare për mjekër, e cila është kundër rregullave të ushtrisë.

Hasan ka thënë se ka rritur mjekrën në përputhje me besimin e tij mysliman.

Në nëntor të vitit 2009, 41-vjeçari ka hapur zjarr ndaj ushtarëve në Fort Hud të Teksasit, duke vrarë 13 prej tyre.

Hasan ngarkohet me 13 akuza për vrasje me paramendim dhe 32 akuza për tentim-vrasje me paramendim.

Ai përballet me dënim me vdekje.
XS
SM
MD
LG