Ndërlidhjet

Shefi i EULEX-it mirëpret votimin e Kuvendit


Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnjak.
Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnjak.
Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnjak, ka mirëpritur vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për ta vazhduar "partneritetin e ngushtë ndërmjet institucioneve kosovare për sundimin e ligjit dhe të këtij misioni".

“Votimi i sotëm në Kuvend është një tregues i fuqishëm i vendosmërisë së Kosovës për ta përmirësuar sundimin e ligjit, ndërsa misioni që e kryesoj unë, do ta vazhdojë përkrahjen e tij në këtë proces. EULEX-i pret të vazhdojë bashkëpunimin e tij të mirë me institucionet kosovare për sundimin e ligjit”, ka thënë de Marnjak.

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot marrëveshjen për vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri në qershor të vitit 2014.

Kundër zgjatjes së mandatit të misionit të BE-së për sundimin e ligjit ka qenë vetëm Lëvizja Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG