Ndërlidhjet

Pakistan: U lirua nga burgu vajza e akuzuar për blasfemi


Pjesëtarët e sigurimit pakistanez e vendosin vajzën Rimsha Masih (me shami në kokë) në helikopter, pas lirimit nga burgu
Pjesëtarët e sigurimit pakistanez e vendosin vajzën Rimsha Masih (me shami në kokë) në helikopter, pas lirimit nga burgu
Vajza e krishterë, Rimsha Masih, 14 vjeçare, e akuzuar për blasfemi në Pakistan, sot është liruar nga burgu, pas pagesës së shumës së caktuar nga gjykata.

Ajo i kaloi tre muaj në burg.

Rasti i arrestimit të saj kishte shkaktuar protesta ndërkombëtare, pasi një klerik mysliman e kishte akuzuar atë për djegien e fletëve të Kuranit, krim që në Pakistan mund të dënohet me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Rasti kundër kësaj vajze, që ishte arrestuar më 16 gusht, filloi të shthurrej pasi kleriku që e akuzoi atë, Khalid Chishi, ishte arrestuar nga policia më 1 shtator, për dyshime se e ka falsifikuar dëshminë kundër vajzës.

Dje, një gjykatë pakistaneze e caktoi çmimin prej 10.500 dollarësh për lirimin e vajzës Rimsha Masih.

Avokati i saj ka konfirmuar se dy garantus e kanë paguar sot çmimin dhe ajo me helikopter është larguar në vend të sigurt për tu ribashkuar me familjen e saj.
XS
SM
MD
LG