Ndërlidhjet

Ahtisari arrin në Kosovë


Ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës

Ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës

Ish presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, që është i ftuari i nderit i Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, ka arritur në Kosovë.

Presidenti Ahtisaari, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një njoftim për media të MPJ-së, thuhet se ministri Hoxhaj i ka shprehur presidentit Ahtisaari konsideratat më të larta të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për kontributin që ai ka dhënë për Kosovën.

Si i dërguar i OKB-së për statusin, Ahtisari hartoi Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, në vitin 2007.

Në bazë të këtij plani u shpall pavarësia më 17 shkurt të 2008-ës, ndërkaq, Grupi Drejtues Ndërkombëtar deri sot ka mbikëqyrur zbatimin e tij.
XS
SM
MD
LG