Ndërlidhjet

Krimet në komunizëm, arrestohet ish ministri hungarez


Bela Biszku (ne mes), minsitër i Brendshëm në qeverinë komuniste në vitet 1957-1961

Bela Biszku (ne mes), minsitër i Brendshëm në qeverinë komuniste në vitet 1957-1961

Prokurorët në Hungari kanë arrestuar një ish zyrtar të lartë komunist në lidhje me shtypjen e dhunshme të kryengritjes anti-sovjetike në vitin 1956. Bela Biszku, 90 vjeçar, ka qenë ministër i brendshëm në qeverinë e Janos Kadarit që u ngrit pas dështimit të kryengitjes.

Ai akuzohet si “arkitekti kryesor” dhe zbatuesi i masave ndëshkimore, gjatë të cilave një numër i madh civilësh qenë vrarë.

Në veçanti ai dyshohet se ka qenë i lidhur me vrasjen e 46 civilëve në qytetin e Salgotajanit.

Ushtruesi i detyrës së prokurorit të Budapesit Tibor Ibolia tha se Biszku i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij.

Ai është i mbijetuari i vetëm i ish komitetit ekzekutiv të Partisë Komuniste.
XS
SM
MD
LG