Ndërlidhjet

Talibanët mblodhën 400 milionë dollarë më 2011


Kryengritës talibanë të zënk nga policia afgane

Kryengritës talibanë të zënk nga policia afgane

Një raport i OKB-së tha se në vitin e kaluar, talibanët kanë ngritur një fond prej 400 milionë dollarësh përmes taksave, donacioneve, dhe zhvatjes së biznesmenëve në Afganistan.

Raporti i nëj ekipi monitorues të sanksioneve, i hartuar për Këshillin e Sigurimit thotë se rreth 275 milionë dollarë të kësaj shumë kanë shkuar për udhëheqjen talibane, ndërsa pjesa tjetër është shpenzuar ose përvetësuar në nivel lokal.

Vlerësimet mbulojnë vitin financiar deri në mars të 2012-ës.

Taksat vendore të imponuara nga talebanët përfshijnë një taksë prej 10 për qind mbi të korra, dhe një taksë prej 2.5 për qind mbi pasurinë.

Shërbimet tjera si ujësjellësi e furnizimet me energjisë elektrike janë tatuar gjithashtu.

Fondet e huaja të zhvillimit kanë qenë një tjetër burim i të ardhurave.
XS
SM
MD
LG