Ndërlidhjet

Ministri Hoxhaj ngushëllon sekretaren Klinton


Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkivi
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkivi
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, për vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bengazi, Kristofer Stivens, dhe të tre amerikanëve të tjerë.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë pësuar për vdekje nga sulmi kundër konsullatës së SHBA-së në qytetin e Libisë.

Në telegramin e tij, ministri Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e qytetarëve të Kosovës për këtë lajm, duke theksuar "solidaritetin e plotë të institucioneve dhe popullit të Kosovës me popullin dhe autoritetet amerikane, si dhe me familjarët e viktimave të këtij sulmi terrorist".

Hoxhaj ka dënuar "në mënyrën më të ashpër të mundshme këtë sulm të tmerrshëm mbi misionin amerikan".
XS
SM
MD
LG