Ndërlidhjet

Koshtunica: Njohja e Kosovës, në fund e pashmangshme


Ish kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica
Ish kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica
Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë në opozitë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se pushtetit të ri në këtë vend i konvenon që Bashkimi Evropian nuk kërkon, në mënyrë të qartë, që Serbia ta njohë Kosovën, por ka tërhequr vërejtjen që njohja në fund do të jetë e paevitueshme.

“Shohim se deri-diku edhe pushtetit të ri i përgjigjet që BE, në këtë moment, nuk kërkon qartaz që Serbia ta njohë Kosovën, por tërheqim vërejtjen se do të kërkoj çdo gjë tjetër dhe njohja në fund do të jetë e pashmangshme”, tha Koshtunica, në intervistën për të përditshmen Veçernje Novosti, dhe shtoi se “kjo është sikur kur pema piqet e piqet dhe në fund vetë bie” nga rremi.

Duke e komentuar deklaratën e kryesuesit të Parlamentit Evropian, Martin Shulc, se në fund të rrugës kah BE-ja, gjendet njohja e Kosovës, Koshtunica tha se “është e qartë se ka ardhur koha kur shtetet perëndimore hapur do të kumtojnë se njohja e Kosovës është kusht për hyrje në BE”.

Mëtutje, ish kryeministri i Serbisë, Koshtunica e ka vlerësuar si “drejtim pozitiv” atë që qeveria e Serbisë ka hequr dorë nga politika se BE nuk ka alternativë dhe se tash ekzistojnë raporte të reja me Rusinë.
XS
SM
MD
LG