Ndërlidhjet

Francë: Revista i publikon fotografitë e Dukeshës Kethrin


Princi Uilliem dhe bashkëshortja e tij Kethrin
Princi Uilliem dhe bashkëshortja e tij Kethrin
Revista franceze “Closer” ka shpallur se do t’i publikoj sot fotografitë në të cilat shihet bashkëshortja e Princit britanik Uilliem, pa pjesën e lartë të kostumit për larje.

Këto fotografi të Dukeshës së Kembrixhit, Kethrin, ishin bërë derisa ajo dhe Princi Uilliem ishin në pushim në Francë, gjatë javës së kaluar.

Çifti nga Familja Mbretërore britanike, që aktualisht gjendet në turne në Malajzi, nëpërmjet një kumtese tha se ishte i “pikëlluar” për këtë raport.

Çifti poashtu, tha se me publikimin e këtyre fotografive, “ora do të kthehej prapa për 15 vite”, duke iu referuar vdekjes së Princeshës Dajana, e ëma e Princit Uilliem, nga përplasja e automobilit në Paris, derisa ajo përcillej nga paparacët.

Muajin e kaluar, një faqe amerikane në Internet i ka publikuar fotografitë, ku vëllau i vogël i Princit Uilliem, Princi Heri, shihej lakuriq në një dhomë hoteli në Las Vegas.
XS
SM
MD
LG