Ndërlidhjet

Vrasja e pesëfishtë - nis të pyetet dëshmitari kyç


Aksioni Monstër
Aksioni Monstër
Një dëshmitar i mbrojtur me pseudonimin E1 do të jetë kyç në hetimet dhe zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Mediat në Maqedoni thonë se dëshmitari do të merret në pyetje për dy javë dhe do të japë dëshminë para Gjykatës Penale.

Avokatët mbrojtës kanë shprehur dyshime për dëshminë e tij, duke thënë se hetuesia ka stërzgjatur hetimet dhe nuk ka prova të mjaftueshme.

Deri në fund të muajit tetor pritet të përfundojnë hetimet dhe të ngrihet akuza kundër të akuzuarve - në të kundërtën ata do të duhet të lihen të lirë.

Në burgjet e Manastirit dhe Prilepit tashmë gjenden katër të dyshuarit për vrasjen në Smilkovc, e cila ka ndodhur në prill të këtij viti, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë në arrati dhe ndaj tyre janë lëshuar fletarrestime ndërkombëtare.

Shqiptarët në Maqedoni kanë protestuar ashpër kundër aksionit policor "Monstër", i cili ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarve shqiptarë.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoni kanë kërkuar që procesi gjyqësor të jetë transparent dhe njëkohësisht i bazuar në dëshmi dhe fakte.
XS
SM
MD
LG