Ndërlidhjet

Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje “qenësore për demokracinë”


Uerner Almhofer
Uerner Almhofer
Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Uerner Almhofer, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së publikut dhe të transparencës në vendimmarrjet politike.

"Institucionet e nivelit lokal dhe qendror duhet të kërkojnë pjesëmarrje më aktive të publikut, kur përpilimi i politikave prek atë. Kjo është qenësore për demokracinë dhe për qëndrueshmërinë e institucioneve demokratike”, ka thënë Almhofer.

“Në veçanti për të rinjtë, gratë dhe anëtarët më të cenueshëm të shoqërisë, është e rëndësishme që të thonë fjalën e tyre në vendimmarrje”, ka shtuar ambasadori i OSBE-së, duke theksuar se misioni i tij ka mbështetur Kuvendin e Kosovës dhe kuvendet komunale në nxitjen e shtrirjes së tyre në terren dhe ngritjen e pjesëmarrjes së publikut.

Almhofer ka theksuar transparencën si një tjetër parakusht për institucionet demokratike që të gëzojnë besimin e publikut.

“Shoqëria civile dhe mediat duhet të jenë në gjendje që të kenë qasje në informim nga institucionet, me qëllim që të mbajnë përgjegjës zyrtarët”, ka thënë Almhofer.

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është i mandatuar për të mbështetur ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë, për të promovuar të drejtat e njeriut dhe për të ndihmuar në zhvillimin e sektorit publik.
XS
SM
MD
LG