Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmi vetëvrasës – të vrarë dhe të plagosur


Ura në lumin Tigri që çon në "Zonën jeshile"
Ura në lumin Tigri që çon në "Zonën jeshile"
Zyrtarët në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, thonë se nga një sulm vetëvrasës me makinë – bombë, afër hapësirës me siguri të madhe “Zona jeshile”, janë vrarë së paku katër vetë dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Zyrtarë të tjerë kanë thënë se janë vrarë 7 dhe janë plagosur 14.

Raportohet se dy nga të vrarët ishin ushtarë, ndërsa të tjerët civilë.

Eksplodimi ndodhi në një pikë kontrolli afër urës, që është mbyllur për trafik, në lumin Tigri, që çon në “Zonën jeshile”, ku ndodhen disa ambasada perëndimore dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Ka pasur raporte për të shtëna me armë zjarri pas eksplodimit.
XS
SM
MD
LG