Ndërlidhjet

Aleanca e Biznesit shënon 10-vjetorin


Prishtinë
Prishtinë
“Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike të Kosovës dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit privat”.

Kështu ka thënë sot Agim Shahini, kryetar i AKB-së, në dhjetëvjetorin e themelimit të këtij asociacioni.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se ndihet i lumtur që në Kosovë janë krijuar kushte deri diku të mira për biznes dhe avancim ekonomik.

“Prodhimet e Kosovës duhet të konkurrojnë edhe në tregjet e jashtme”, ka thënë Krasniqi, duke ofruar mbështetje për të gjitha grupet e interesit që duan të përmirësojnë apo formojnë ligje më të favorshme për biznesin dhe prodhuesit.

“Krijimin e legjislacionit adekuat për të mirën e biznesit e kemi obligim. Dhe, duke ndihmuar prodhimin vendës, ndihmojmë vetveten”, ka thënë Krasniqi.
XS
SM
MD
LG