Ndërlidhjet

Polonia pezullon importimin e alkoolit nga Çekia


Ilustrim
Ilustrim
Polonia ka ndaluar për një muaj importimin e alkoolit të rëndë nga Republika Çeke, pasi numri i viktimave, që i atribuohet konsumimit të alkoolit të kontrabanduar, vazhdon të rritet.

“Puna jonë është të sigurojmë qytetarët nga helmimet. Kjo është arsyeja përse kemi vendosur të pezullojmë tregtinë e alkoolit mbi 20 për qind, të prodhuar në Republikën Çeke”, ka thënë kreu i Inspektoratit të Shëndetësisë në Poloni, Marek Posobkievic.

Në Çeki kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa janë shtruar në spitale disa të tjerë, pasi kanë pirë alkool me metanol toksik.

Autoritetet çeke, të premten, kanë ndaluar shitjen e alkoolit, të rëndë mbi 20 për qind.
XS
SM
MD
LG