Ndërlidhjet

Brahimi takon refugjatë sirianë


Lakdar Brahimi

Lakdar Brahimi

I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakdar Brahimi, ka takuar përfaqësuesit e refugjatëve sirianë, të strehuar në një kamp në Hataj të Turqisë.

Ky është kontakti i parë i Brahimit me refugjatët sirianë, prejse këtë muaj ka marrë postin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe.

Rreth 1,300 sirianë ndodhen në kampin Altinozu, ndërsa një total prej 250,000 banorësh janë larguar nga dhuna, e cila ka shpërthyer 18 muaj më parë.

Turqia strehon rreth 83,000 refugjatë të regjistruar.

Ankaraja ka bërë thirrje për krijimin e “zonës mbrojtëse” për civilët e zhvendosur brenda Sirisë.

Vizita e Brahimit në Turqi ndodh pas takimit të tij në Damask me presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad, më 15 shtator.
XS
SM
MD
LG