Një gjykatë franceze ka ndaluar revistën “Closer” nga publikimi i mëtejm i fotografive gjysmëlakuriqe të gruas së Princit Uilliam, Kejt Midlëton.
Vendimi i gjykatës urdhëron revistën që t’i dorëzojë të gjitha fotografitë që i ka në dispozicion te përfaqësuesit e çiftit mbretëror brenda 24 orësh, derisa për çdo ditë vonesë do të gjobitet me nga 10 mijë euro.
Vendimi, pengon revistën Closer, që i ka publikuar fotografitë të premten, nga ripërdorimi i tyre si dhe nga shitja e tyre në tregjet ku nuk janë publikuar.
Fotografitë tashmë janë përhapur në masë të gjerë në internet, derisa janë shtypur nga gazeta irlandeze Daily Star dhe revista Chi e Italisë.
Çifti mbretëror ka nisur proedurat ligjore në lidhje me fotografitë me qëllim të përndjejkjes së redaktorit të Closer dhe të fotografit, apo forografëve që i kanë bërë forografitë.
Një prokuror francez ka nisur të martën hetimet paraprake në lidhje me padinë.